I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Shën Petersburg. Ky ishte takimi i tretë mes tyre që nga janari, kur presidenti Donald Trump mori detyrën dhe u zotua për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën.