Top News/ Putin me sytë nga Perëndimi! Lufta po hyn në vitin e tretë, më pak ndihma për Kievin
21/02/2024 11:50

Në fillim të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, disa analistë parashikuan rënien e Kievit në duart e forcave ruse brenda tre ditësh. Por kjo nuk ndodhi. Ndërsa lufta hyn në vitin e tretë, Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet që dështimin fillestar të ushtrisë ruse ta shndërrojë në një avantazh, duke shpresuar tek zbehja e ndihmës së Perëndimit për Ukrainën, ndërsa Moska vazhdon trysninë ushtarake në vijat e frontit. Kjo strategji afatgjatë e Putinit po ndikon negativisht edhe brenda Rusisë, sepse konflikti po dëmton rëndë Rusinë, duke shteruar burimet e saj ekonomike, ushtarake dhe duke nxitur tensionet sociale. Megjithatë, vdekja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny shërben si një kujtesë rrëqethëse e goditjes së pamëshirshme të Kremlinit ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Presidenti Putin ka sinjalizuar vazhdimisht se do të donte të negocionte përfundimin e luftës, por ka paralajmëruar se Rusia nuk do të heqë dorë nga territoret e pushtuara. Në fillim të këtij muaji, ai shfrytëzoi një intervistë me ish-gazetarin e Fox Neës, Tucker Carlson, për të nxitur Shtetet e Bashkuara që të bindin Ukrainën të hyjë në bisedime paqeje, duke theksuar se "herët a vonë, ne do të arrijmë një marrëveshje". Dhe disa zhvillime të fundit kanë shtuar optimizmin e Kremlinit. Një projektligj mbi ndihmat për Ukrainën vazhdon të jetë i bllokuar në Kongresin amerikan, ndërsa aleatët e NATO-s janë përpjekur të plotësojnë mungesat e ndihmës amerikane pas fillimit të kundërofensivës së Ukrainës verën e kaluar. Vendimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të shkarkuar shefin e tij të ushtrisë, gjeneralin Valeri Zaluzhni, në anën tjetër, zhgënjeu shumë njerëz në ukrainë dhe shkaktoi shqetësim mes aleatëve perëndimorë. Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka thënë se do të negociojë një marrëveshje të shpejtë për t'i dhënë fund luftës nëse ai zgjidhej për një mandat tjetër, së fundmi tronditi NATO-n duke thënë se ai mund të lejonte Rusinë të zgjeronte agresionin e saj në Evropë, nëse vendet anëtare të aleancës nuk do t’i rrisnin shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Për disa analistë, rikthimi i Trumpit do t'i shërbente qëllimeve të Putinit. Dhe ndërsa kremlini pret të shohë edhe shenja të tjera të dobësimit të mbështetjes perëndimore për Ukrainën, forcat ruse pushtuan qytetin e Avdiivkas gjatë fundjavës pas një beteje të ashpër në të cilën forcat ukrainase raportuan një mungesë gjithnjë e më të madhe municionesh. Pushtimi i këtij qyteti i ka hapur rrugën moskës për një ofensivë të mundshme më thellë në territorin e kontrolluar nga ukraina.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37