Top News/ Putin me gishtin mbi ‘butonin e kuq’: Nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjet bërthamore
09/05/2024 15:14

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se nuk kishte asgjë të pazakontë në një stërvitje të planifikuar që përfshin vendosjen praktike të armëve bërthamore taktike në Rusinë jugore, së bashku me Bjellorusinë aleate. Rusia njoftoi të hënën se do të praktikonte vendosjen e armëve bërthamore taktike si pjesë e një stërvitjeje ushtarake pas atyre që Moska tha se ishin kërcënime nga Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. "Nuk ka asgjë të pazakontë këtu, kjo është dicka e planifikuar," tha Putin, “është një stërvitje”. Ministria ruse e mbrojtjes, në njoftimin e saj, e lidhi stërvitjen bërthamore me "deklaratat provokuese dhe kërcënimet e disa zyrtarëve perëndimorë kundër Federatës Ruse". Putin tha vitin e kaluar se Moska kishte transferuar disa armë bërthamore taktike në Bjellorusi, lëvizja e parë e armëve të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Putin tha ndërkohë se i kishte sugjeruar Bjellorusisë që të merrte pjesë në një nga pjesët e stërvitjes bërthamore të shpallur të hënën. "Ne i bëjmë këto stërvitje rregullisht," tha presidenti rus duke sqaruar se këtë herë ato mbahen në tre faza. “Në fazën e dytë, kolegët bjellorusë do t'i bashkohen veprimeve tona të përbashkëta", tha Putin. Ndërsa presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, tha se kjo ishte stërvitja e tretë e tillë që dy vendet kryenin së bashku. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë deri tani fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, duke mbajtur më shumë se 10,600 nga 12,100 koka bërthamore që ka në botë. Kina ka arsenalin e tretë më të madh bërthamor, e ndjekur nga Franca dhe Britania.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36