Një skenar makthi po i afrohet Evropës, ndërsa një fregatë ruse me raketa hipersonike të afta për të mbajtur edhe armë bërthamore ka mbërritur në Detin Baltik. E aftë për sulme me rreze të gjatë veprimi, si dhe për luftë anti-nëndetëse, Admiral Kasatonov është anija e dytë e dërguar nga Kremlini në zonë.