Top News/ Putin lëshon ‘Nënën e bombave’…!? Arma më e fuqishme jo-bërthamore ‘hidhet’ në Ukrainë
03/10/2024 11:47

Kanalet pro ruse në telegram kanë pretenduar se Vladimir Putin ka lëshuar bombën më të fuqishme jo-bërthamore në botë, në Ukrainë. E quajtur "Nëna e të gjitha bombave", pamjet e frikshme thuhet se tregojnë momentin kur arma shkatërrimtaree shpërthen në një top gjigant zjarri, e ndjekur nga një re tymi në formë kërpudhe. Videoja, e shpërndarë nga "Z-channels", faqe pro putinit në Telegram, tregon Vovchanskun, tashmë të djegur në rajonin e Kharkivit që goditet me bombën vdekjeprurëse termobarike ODAB-9000. Pavarësisht videos, ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët e Ukrainës apo nga ata rusë nëse bomba e përdorur ishte në të vërtetë ODAB-9000. Shumë ekspertë kanë hedhur poshtë sugjerimin se Putini do të hidhte një armë kaq të fuqishme të arsenalit të tij, pa një arsye të fortë. Disa besojnë se bëhet fjalë për bombën termobarike më pak të fuqishme ODAB-1500. Të tjerë kanë spekuluar se shpërthimi masiv i ngjan atyre të bombave ajrore të frikshme FAB-3000 të përdorura nga forcat ruse kundër Ukrainës. Një tjetër teori është se bëhet fjalë për versionin më pak të fuqishëm FAB-1500. Burimet sidoqoftë thonë se bomba e frikshme ODAB-9000 do të kërkonte një avion të posacëm për ta transportuar atë mbi ukrainë. Bomba është aq e rëndë sa që do të duhej të vendosej në një bombardues strategjik rus si Tu-160, Tu-95 ose Tu-22M3. Ndërkohë, avionit do t'i duhej të fluturonte shumë afër tokës, duke u bërë kështu lehtësisht i zbulueshëm dhe i shënjestrueshëm nga një raketë tokë-ajër. Ngarkesa shpërthyese e ODAB-9000 cliron një presion dhe nxehtësi intensive, që mund të jetë vdekjeprurëse edhe për individë që ndodhen brenda bunkerëve. Ajo është projektuar për të shkatërruar pozicionet e armikut në një zonë të gjerë si edhe strukturat e fortifikuara lehtë. Një burim ukrainas thotë se pretendimi mund të jetë një përpjekje ruse për të demoralizuar ukrainën.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01