Top News – Putin lëshon armë hipersonike në Mesdhe / Mesazh perëndimit për Sirinë e Ukrainën
04/12/2024 12:34

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi kryerjen e stërvitjeve ushtarake provokuese në Mesdhe një ditë më parë, në një shfaqje të hapur të forcës ndaj Perëndimit. Agresioni i fundit i tij vjen mes tensioneve të mëdha të shkaktuara nga përparimi i rebelëve në Siri, ku ai mbron mikun e tij Bashar al-Assad. Kjo përkon po ashtu edhe me tensionin e thellë në Ukrainë dhe kishte për qëllim të tregonte se Rusia ka një shtrirje globale përtej oborrit të shtëpisë së vet. Moska lëshoi raketa hipersonike Zircon që fluturojnë me shpejtësi 12 mijë kilometra në orë, në mesdheun lindor. Ato u lëshuan nga fregatat moderne Admiral Gorshkov dhe Admiral Golovko. Të dy anijet luftarake operonjnë si pjesë e grupit të sulmit të marinës ruse, raportoi rrjeti televiziv rus Zvezda. Nëndetësja Novorossiysk lëshoi gjithashtu një raketë lundrimi Kalibr mbi një shënjestër në det. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një sistem raketor bregdetar Bastion nga bregu i Mesdheut, me sa duket Siria, kreu një "lansim luftarak të një rakete lundrimi Onyx". Ministria shtoi se gjithcka ishte pjesë e stërvitjeve ushtarake që përfshinë më shumë se 1000 trupa, 10 anije luftarake dhe anije mbështetëse, si edhe 24 avionë, duke përfshirë MiG-31I të armatosur me raketa hipersonike Kinzhal. Sipas Zvezdas, në stërvitje ishte përfshirë edhe sistemi raketor bregdetar rus Bastion. Stërvitjet u kryen nën mbikëqyrjen e komandantit të përgjithshëm të marinës ruse, admiralit Alexander Moiseyev. Disa ditë më parë, ai u dërgua në Siri mes trazirave në vend pasi rebelët morën Aleppon dhe alarmuan aleatin e ngushtë të Putinit, Presidentin Bashar al-Assad në Damask. Një mesazh kyç i lojërave të të luftës mund të jetë paralajmërimi se porti detar i Rusisë në Siri, Tartus, do të mbrohet fuqishëm. Një arsye thelbësore për përparimin e rebelëve në Rusi, ishte edhe fakti se Putini kishte tërhequr forca nga Siria për të luftuar në luftën e tij të përgjakshme në Ukrainë.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36