Top News/ Putin kërcënon të godasë Perëndimin: Kundërpërgjigjemi nëse raketat amerikane bien në Rusi
19/11/2024 12:05

Rusia thotë se përdorimi i raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina do të çojë në "një përgjigje të përshtatshme dhe të ngjashme". Një sulm i tillë brenda territorit rus "do të përfaqësonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj në luftën kundër Rusisë", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse. Presidenti Joe Biden miratoi përdorimin e raketave amerikane mbi objektiva në Rusi në një ndryshim të madh të politikës së SHBA-së, dy muaj para se ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Nuk është e qartë nëse pasardhësi i tij, presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, është konsultuar, ose nëse ai do t'i përmbahet vendimit, pasi ka premtuar t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë. Ukraina ka pasur raketa ATACMS të SHBA-së me një rreze veprimi prej 300 km, si dhe raketa franceze dhe britanike "Storm Shadoë" të një game të ngjashme, por aleatët perëndimorë e kishin ndaluar Kievin të godiste Rusinë me to. Vendimi i Biden për të hequr këtë kusht është një moment i rëndësishëm në luftën që ka hyrë në ditën e saj të 1000-të të martën. Miratimi i raketave me rreze të gjatë veprimi nga Biden, që mund të pasohet nga autorizime të ngjashme nga Britania e Madhe dhe Franca, po shihet në Perëndim si një mënyrë për t'i sinjalizuar udhëheqësit rus se ai nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë ushtarakisht. Vetë Putin nuk ka bërë ende komente për vendimin e Biden.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36