Në atë që me gjasë do të jetë konferenca e fundit për shtyp për këtë vit e Vladimir Putinit, Presidenti rus u kujdes që të përçonte një mesazh të fortë dhe që ai të kumbonte në veshët e Perëndimit. Putin u pyet gjatë konferencës në lidhje me ndryshimet në doktrinën bërthamore, që u miratuan më herët nga parlamenti rus dhe u firmosën prej tij pa asnjë ngurrim.