Pas më shumë se dy javësh nga fillimi i një lufte të cilën ai parashikonte ta dominonte brenda dy ditësh, Vladimir Putin po shfaq zemërim dhe zhgënjim nga dështimet e ushtrisë së tij dhe një gatishmëri për të shkaktuar edhe më shumë dhunë dhe shkatërrim në Ukrainë, sipas vlerësimit të zyrtarëve të zbulimit amerikan. Ditët e fundit zyrtarët kanë thënë publikisht se janë të shqetësuar se presidenti rus do të përshkallëzojë konfliktin në përpjekje për të thyer rezistencën e Ukrainës.