Presidenti rus Vladimir Putin është ndër krerët e vetëm të shteteve që është ftuar në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka dënuar vendimin e Britanisë së Madhe për të mos ftuar zyrtarët rusë në ceremoninë e së hënës. “Britania po përdor tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tone, kjo është e pamoralshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.