Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha pas takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin në Soçi se marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi mund të ringjallet së shpejti. Por, Presidenti rus Putin përsëriti para gazetarëve qëndrimin e Moskës se Rusia do të jetë e gatshme të kthehet tek marrëveshja e grurit vetëm pas përmbushjes së marrëveshjeve të tjera. Në korrik, Rusia u tërhoq nga marrëveshje e grurit me pretendimin se një marrëveshje paralele për heqjen e pengesave ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave kimike nuk po zbatohej nga perëndimi.