Lideri rus, Vladimir Putin, është i izoluar në një fluskë të mbyllur ku rregullat i vendos ai vetë, besojnë spiunët perëndimorë. Dhe kjo i shqetëson ata. Për vite, ata kanë tentuar të hyjnë në mendjen e Putinit për të kuptuar më mirë qëllimet e tij. Me trupat ruse që duket sikur po mbyten në Ukrainë, nevoja për ta bërë këtë është më e madhe se kurrë dhe analistët po përpiqen të kuptojë se si do të reagojë ai nën presion.