Presidenti Vladimir Putin i provokoi vetë ngjarjet që çuan në nisjen e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë një ish-zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, duke kundërshtuar një prej argumenteve qendrore të Kremlinit se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes në vitin 2000, ishte katalizator për luftën. Një vit pas nisjes së luftës, që është shndërruar në luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Putin shfrytëzoi fjalimin drejtuar kombit, javën e kaluar, për të përsëritur ankesat e hershme lidhur me politikat perëndimore kundrejt Moskës që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjektik më 1991.