Serbia dhe Rusia janë dy nga aleatët më të vjetër në Evropë. Por lufta në Ukrainë duket se po i vë në provë marrëdhëniet e dy vendeve. Presidenti serb, Aleksandër Vucic po detyrohet të largohet nga Moska, në përpjekje për të ruajtur raportet me Perëndimin. Mediat serbe raportojë për ftohje të marrëdhënies, duke thënë se Vuçiç ka muaj të tërë që nuk ka folur në telefon me homologun e tij rus.