Top News – Putin ‘godet’ Britaninë e Madhe / E vetmja ekonomi që do tkurret, më keq se Rusia
31/01/2023 14:52

Ekonomia britanike do të tkurret dhe do të ketë një performancë më të keqe se ekonomitë e tjera të përparuara, madje edhe më të keqe se rusia, ndërkohë që kostoja e jetesës vazhdon të rëndojë mbi ekonomitë familjare – tha fondi monetar ndërkombëtar. FMN nënvizoi se ekonomia në britani do të kontraktohet me 0.6 për qind në 2023, në vend që të rritet lehtë sic ishte parashikuar më parë. Sidoqoftë, Fondi Monetar ndërkombëtar thotë edhe se mendon se britania e madhe tani është në rrugën e duhur. Kancelari Jeremy Hunt tha se Britania e madhe kishte përmbysur shumë parashikime vitin e kaluar. POr, kancelari hije, Rachel Reeves tha se shifrat tregojnë se Britania e Madhe qëndron shumë prapa ekonomive të tjera të mëdha. FMN që punon për të stabilizuar rritjen ekonomike, tha se kishte korrigjuar parashikimet e saj për britaninë e madhe për shkak të cmimeve të larta të energjisë, rritjes së kostos së huasë dhe rritjes së taksave, por kishte marrë parasysh edhe mungesën e fuqisë punëtore. FMN nuk përmendi brexitin në raport, si një faktor të mundshëm për performancën e papëlqyer të britanisë së madhe. Si sot tre vjet më parë, britania e madhe doli nga Bashkimi Evropian. Sidoqoftë, Britania do të jetë vendi i vetëm që do të tkurret këtë vit, mes gjithë ekonomive të tjera të mëdha e madje edhe rusia e goditur nga sanksionet parashikohet të shënojë rritje këtë vit. Nëse ekonomia e një vendi tkurret, kjo do të thotës e kompanitë sigurojnë më pak para dhe numri i të papunëve rritet.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54