Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për të ofruar Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh, pas dështimit për të rënë dakord mbi përdorimin e aseteve të ngrira ruse. Marrëveshja, e cila do të përmbushë nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në samitin e zhvilluar në Bruksel. "Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin," shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, ndërsa njoftoi arritjen e marrëveshjes për kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku janë grumbulluar shumica e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë.