Edhe pse aktualisht është e paqartë nëse Vladimir Putin do të marrë pjesë personalisht në samitin vjetor të BRICS në Afrikën e Jugut, pasi ekziston një urdhër për arrestimin e tij, Ukraina është e bindur që pjesëmarrja e tij do të kufizohet me një video-konferencë. Urdhri i arrestit është lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila ka juridiksion në Afrikën e Jugut – që do të thotë se Putini do të arrestohet nëse ai shkel në këtë territor.