Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis kritikoi Presidentin rus Vladimir Putin dhe e quajti sulmin e Rusisë në Ukrainë, “marrëzi e tregues paaftësie". Mattis e krahasoi Putin me një lloj personazhi paranojak, që përmendet në librat e shkrimtarit rus, Fyodor Dostojevsky. “Putini është një krijesë që ka dalë nga librat e Dostojevskit. Ai bie në shtrat çdo mbrëmje i zemëruar, i frikësuar, e sheh një Rusi të rrethuar nga makthet", tha Mattis.