Presidenti rus, Vladimir Putin mund të fitojë pikë nga zgjedhjet presidenciale në Amerikë. CNN raporton se dy kandidatët potencialë për Shtëpinë e Bardhë, ish presidenti Donald Trump dhe guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nuk e kanë prioritet linjën e shpëtimit të Ukrainës me armë dhe municione amerikane, ndaj situata mund të shkojë në favor të Rusisë.