Top News – Putin, fëmijë ‘kopil’ dhe jo rus… / Vdes ‘nëna sekrete’, u injorua për dekada prej tij
02/06/2023 13:29

Një grua që pretendon prej dekadash se është nëna e Vladimir Putinit, është ndarë nga jeta në varfëri në moshën 97 vjecare. Vera Putina kishte rrëfyer më herët se Putini ishte djali i saj dhe se kishte lindur si pasojë e një marrëdhënieje me një burrë të martuar, një version i historisë ky që u shtyp totalisht nga presidenti rus. Mediat britanike, shkruajnë se pavarësisht përpjekjeve të Putinit për ta mbajtur të fshehur nënën e tij, Vera Putina, kishte foto të të birit, në moshë të hershme. Vera ishte nga një fshat i vogël dhe i varfër në ish Gjeorgjinë sovjetike dhe pretendonte se presidenti rus ishte një djalosh i vogël i palumtur me të cilin ajo ishte ndarë për të mos e parë më, në moshën 10 vjecare. Rrëfimet e saj po ashtu flisnin edhe për një fëmijëri traumatike, cka mundet edhe në një farë mënyrë të shpjegojë qëndrimin e ashpër të carit të kremlinit. Në një intervistë ekskluzive për The Sun, para vdekjes, ajo tregon edhe pikëllimin për faktin se burri për të cilin ajo ishte bërë shumë krenare, kohë më parë, nuk e kishte pranuar asnjëherë të vërtetën. Sidoqoftë, rrëfimi i saj bie ndesh me historinë zyrtare të presidentit Putin, i cili thotë se prindërit e tij ishin Vladimir Putin i vjetri dhe Maria Shelomova. Versioni zyrtar i kremlinit është se Putin ka lindur në 1952 në Leningrad dhe se ishte djali i tretë i ciftit. Vëllai i tij albert, i lindur në vitet 1930 kishte vdekur foshnjë dhe vëllai tjetër Viktor, i lindur në 1940-ën, kishte vdekur nga uria në 1942-shin, gjatë rrethimit të leningradit. Ndërkohë që në të shkuarën e Putinit, ka edhe plot vakuume të dyshimta, që i japin vlerë pretendimeve të Verës se lideri rus, është dy vjet më i madh nga mosha e treguar, fëmijë i paligjshëm dhe jo rus. Ajo ka treguar se i kishte vënë të birit nofkën Vova dhe fëmijërinë ai e kishte kaluar në fshat. Në vitet e para të tij, i biri kishte qenë i terrorizuar dhe neglizhuar nga njerku i tij, Georgi, pasi ajo ishte martuar. Në moshën 10 vjecare, ajo thotë se djalin e kishte dërguar tek gjyshërit në Ochyor të Rusisë, dhe ai nuk ishte kthyer më kurrë që andej. Të dhënat nga arkivat lokale, tregojnë se një Vladimir Putin ka qenë i regjistruar në shkollën e fshatit Metekjhi në Gjeorgji, nga 1959 deri në 1960-ën, dhe se kishte lindur si gjeorgjian, jo si rus.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48