Rusia sheh perspektiva të mëdha për të punuar me Shtetet e Bashkuara të amerikës, duke përfshirë edhe sektorin hapësinor, dhe pret që së shpejti të zhvillojë bisedime me Elon Musk për fluturimet në Mars, tha të martën i dërguari i presidentit Vladimir Putin për bashkëpunimin ndërkombëtar. Kirill Dmitriev, i cili u emërua nga Putin muajin e kaluar si i dërguari i tij i posaçëm për bashkëpunimin ndërkombëtar ekonomik dhe investimet, tha se "armiqtë" e Rusisë po përpiqeshin të pengonin përpjekjet e Presidentit të SHBA Donald Trump për të rivendosur dialogun me Rusinë.