Top News/ Putin e sheh si pasuesin e tij…Bën ish-truprojën sekretar të Këshillit të Shtetit
29/05/2024 14:43

Kremlini tha të mërkurën se presidenti Vladimir Putin kishte emëruar Alexei Dyumin, një ndihmës dhe ish truprojë të tij, si sekretar të Këshillit të Shtetit, një organ këshillimor për kreun e shtetit rus. Pasi u rizgjodh për një mandat tjetër gjashtëvjeçar në fillim të këtij viti, Putin e bëri Dyumin një ndihmës të specializuar në industrinë e mbrojtjes dhe Kremlini tha se do të kishte edhe përgjegjësi të tjera për të. Një dekret i nënshkruar nga Putin për emërimin e tij në postin e Këshillit të Shtetit u publikua në faqen e internetit të Kremlinit të mërkurën në mëngjes. Sergei Markov, një ish-këshilltar i Kremlinit, tha në fillim të këtij muaji se shumë njerëz besonin se Putin e shihte Dyumin si pasardhësin e tij. Putin, 71 vjeç, sapo ka filluar një mandat të ri gjashtëvjeçar dhe pritet të drejtojë vendin në vitet në vijim ndërkohë që nuk ka asnjë informacion të besueshëm se kë mund të favorizojë ai, që një ditë ta zëvendësojë. Por emri i Dyumin, ndër të tjerë, ka qenë prej kohësh objekt spekulimesh mes elitës politike të Moskës. Dyumin, 51 vjeç, u soll në Kremlin në fillim të këtij muaji pasi shërbeu si guvernator rajonal i rajonit Tula të Rusisë. Dyumin hyri në Shërbimin Federal të Gardës së Rusisë, që merret me sigurinë e elitës së Kremlinit, në vitin 1995 dhe ruajti vetë Putinin gjatë mandatit të tij të parë dhe të dytë. Ai gjithashtu ka punuar si nënkryetar i GRU-së, inteligjencës ushtarake ruse.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06