Në bruksel ka nisur samiti më i ndjeshëm i BE-së në vitet e fundit: në qendër të takimit është çështja e Ukrainës dhe, në veçanti, mbështetja për Kievin përmes përdorimit të aseteve të ngrira ruse. Por rruga drejt kësaj mase nuk është aspak e lehtë. Një numër vendesh kanë shprehur shqetësime dhe, sipas burimeve brenda BE-së, "asnjë opsion nuk është jashtë tryezës". Ndërkohë, Putini ka reaguar, duke premtuar hakmarrje dhe kundërpërgjigje.