Top News -‘Putin do t’i japë fund shpejt luftës’ / Erdogan: Tokat e pushtuara t’i kthehen Ukrainës
20/09/2022 14:00

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mendon se Vladimir Putin do t’i japë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë për televizionin amerikan PBS, Erdogan thotë se ka si objektiv arritjen e paqes dhe madje edhe presidenti i Rusisë e do këtë. “Në Uzbekistan, u takova me presidentin Putin dhe diskutuam gjerë e gjatë me të. Ai më tregoi se është i gatshëm ti japë fund kësaj situate sa më parë që të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime sepse mënyra në të cilën po zhvillohen gjërat tani, është pak problematike. 200 pengje do të këmbehen pas një marrëveshjeje mes palësh. Mendoj se do të hidhet një hap domethënës përpara”. Por, Erdogan thotë edhe se tokat e pushtuara nga Moska duhet ti rikthehen Kievit: “Nëse në Ukrainë do të vendoset paqja, sigurisht, rikthimi i tokave që janë pushtuar do të jetë shumë i rëndësishëm. Putin i ka hedhur disa hapa. Ne kemi hedhur disa hapa. Territoret e pushtuara duhet t’i kthehen Ukrainës”, ka thënë Erdogan duke shtuar se Moska duhet t’ia kthejë “edhe Krimenë pronarëve të ligjshëm”. “Kemi që nga 2014 që flasim me mikun tim të ngushtë Putin dhe kjo është ajo që ne i kemi kërkuar...kthimin e Krimesë. Për fat të keq nuk është hedhur asnjë hap përpara në këtë drejtim”.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46