Shtetet e Bashkuara besojnë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines tha në një deklaratë se Rusia planifikon një luftë të stërgjatur, gjatë të cilit ai ende synon të arrijë qëllime përtej Donbasit. Inteligjenca amerikane është e shqetësuar edhe për Moldavinë duke thënë se indikacione se Rusia dëshiron të zgjerojë një urë tokësore në rajonin separatist moldav të Transnistrias. Ajo shtoi se Putini pret që mbështetja e perëndimit për Ukrainën të dobësohet me kalimin e kohës dhe se fitorja në Donbas mund të mos i japë fund luftës.