Rusia do të nisë një sulm bërthamor parandalues nëse Perëndimi i siguron Ukrainës armë bërthamore, ka deklaruar Dmitri Medvedev, një nga ndihmësit më të afërt të Vladimir Putin. Ish-presidenti rus tha se Perëndimi me mbështetjen e vazhdueshme me armë për Ukrainën, po dështon të kuptojë gatishmërinë e Putinit për të nisur një armagedon bërthamor.