Janë bërë gati tetë vjet nga koha që Rusia ka ndërhyrë në Ukrainë dhe ka aneksuar Gadishullin e Krimesë - gjë që ka nxitur një sërë sanksionesh ndërkombëtare kundër saj. Sot, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë e gjejnë sërish veten duke u përpjekur të kuptojnë se si ta pengojnë presidentin rus, Vladimir Putin, nga pushtimi eventual i Ukrainës. “Sigurisht që duhet shqetësuar nëse pushton një fuqi bërthamore. Nëse Putin pushton, kjo do të ishte hera e parë nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.