Presidenti rus Vladimir Putin shpalli të hënën një armëpushim dy-ditor në konfliktin me Ukrainën, më 8-9 maj për të shënuar fitoren e Rusisë në Luftën e Dytë Botërore, por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski kishte propozuar më herët një pauzë në luftime, natën e 5-6 majit. Putin kishte folur për herë të parë për një armëpushim të mundshëm që përkonte me përkujtimet e 81-vjetorit të fitores në një bisedë telefonike javën e kaluar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.