Ndasitë për luftën e rusisë në Ukrainë rrezikojnë të nxjerrin nga shinat progresin e arritur deri më tani mbi cështje si siguria e ushqimeve, borxhet dhe bashkëpunimi global mbi ndryshimet e klimës kur vendet më të fuqishme të botës të mblidhen këtë fundjavë në Nju Delhi. Qëndrimi i ashpërsuar mbi luftën ka penguar arritjen qoftë edhe të një komunikate të vetme, të përbashkët, në ministerialin e G20-ës gjatë presidencës së indisë këtë vit, duke i lënë liderët në vështirësi për të gjetur një rrugë përpara.