Top News/ Putin çon armë bërthamore në hapësirë / ’Kërcënim serioz’, inteligjenca amerikane në alarm
15/02/2024 13:46

Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore në hapësirë në një kërcënim të madh për sigurinë e globit, paralajmëron inteligjenca amerikane. Presidenti Joe Biden, po informohet për një kërcënim të sigurisë kombëtare, që besohet se ëhstë serioz por jo i menjëhershëm. Një ndihmës në kongres, tha se ai ka mësuar se kërcënimi lidhet me armë ruse kundër satelitëve që rusia ka dislokuar në hapësirë. Një armë e tillë mund të përbëjë një rrezik të madh për satelitët perëndimorë që transmetojnë sasi të stërmëdha të dhënash cdo orë. Kjo mund të shkatërrojë rrjetet e komunikimit dhe sistemet ushtarake të shënjestrimit që enden mbi tokë. Biden dhe shtëpia e bardhë e kanë quajtur kërcënimin serioz dhe nuk kanë folur publikisht për të deri më tani për të evituar panikun e mundshëm masiv, tha një zyrtar i shtëpisë së bardhë. Sipas analistëve, nëse Rusia dislokon armë bërthamore në orbitë, do të shkelte në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëveshjen e hapësirës së jashtme, të 1967-ës. Por, zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Riabkov i hodhi poshtë raportet duke i quajtur fabrikime keqdashëse. Zëdhënësi i putinit, Dmitry Peskov në anën tjetër foli për një makinacion të shtëpisë së bardhë. Republikani Mike Turner, shefi i komitetit të inteligjencës në dhomën e përfaqësuesve në shba, zbuloi idenë shqetësuese të planeve ruse në një deklaratë, por nuk tha se bëhej fjalë për armë bërthamore. Ai i kërkoi Bidenit të ndante shqetësimin publikisht në mënyrë që njerëzit të kuptonin se cfarë po ndodhte. Vetëm vitin e kaluar, Vladimir Putin prezantoi raketën hipersonike Zircon. Arma që fluturon me shpejtësi 9800 km në orë, mund të mbajë mbushje bërthamore dhe mund të lëshohet jashtë atmosferës së tokës para se të godasë kudo në botë në më pak se 30 minuta. Besohet se kjo është e vetmja armë e këtij lloji në botë dhe Putin ka paralajmëruar se perëndimi nuk ka asnjë mjet për ta ndaluar atë. “Ajo është si një meteor, si një lëmsh zjarri”, tha Putin në 2018-ën, kur edhe nisi krijimi i saj. Frika globale për përdorimin e armëve bërthamore është rritur muajt e fundit ndërsa shumë luftra kanë shpërthyer nëpër botë. Lufta në ukrainë në mënyrë të vecantë ka ndezur shqetësime të mëdha pasi zërat nga kremlini kanë paralajmëruar se perëndimi do të përballet me fundin nëse guxon të kërcënojë rusinë. Ndërsa ish presidenti rus, Dmitry Medvedev pretendon se liderët e natos dhe ata evropianë do të jenë përgjegjës për apokalipsin bërthamorë.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58