Top News/ Putin, ‘Cari i Madh’ i Rusisë. Në Kremlin deri kur të vdesë, pranon kandidimin në zgjedhje
08/12/2023 14:29

Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi më në fund atë që dihej gjerësisht, se do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të planifikuara për 17 mars 2024. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, Putin ka njoftuar se do të kandidojë sërish, pasi mori pjesë në një ceremoni, në Kremlin, për të nderuar me yllin e artë të heroit ushtarët që kishin marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Aty, Putini u pyet nga një kolonel nëse do të kandidonte përsëri dhe ai e pohoi këtë. Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030. Putinit iu dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin natën e fundit të vitit 1999 dhe që atëherë ka qëndruar në pushtet si president apo kryeministër. Politikanët e opozitës i cilësuan zgjedhjet si një gjethe fiku të demokracisë që e zbukuron atë që ata e shohin si diktaturë të korruptuar të Rusisë së Putinit. Putini, megjithatë, nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar se ai do të kandidojë në zgjedhjet e planifikuara të mbahen midis 15 dhe 17 marsit të vitit të ardhshëm. Sipas analistëve, Putini nuk do të përballet me asnjë kundërshtar serioz dhe pritet të kërkojë një mandat sa më të fortë që të jetë e mundur për të fshehur mosmarrëveshjet e brendshme rreth luftës në Ukrainë.

Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07