Aktori rus Artur Smolyaninov, një prej yjeve të preferuar të filmave të presidentit Vladimir Putin, i ka kthyer shpinën këtij të fundit dhe ka vënë veten në rrezik pasi konsiderohet si “agjent i huaj” dhe mund të përballet me hetim penal. Tashmë në mërgim, Smolyaninov deklaroi gjatë një interviste se është gati të luftojë në anën e Ukrainës dhe të vrasë ushtarët rusë. Ai u shpreh se nuk ndjen asgjë përveç urrejtjes për njerëzit në anën ruse të vijës së frontit.