Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret i cili synon asetet e kompanive të huaja që vazhdojnë të operojnë në Rusi dhe që ende nuk janë sekuestruar nga Qeveria ruse. Dekreti kërkon përshpejtimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore për të siguruar kapacitetin e mbrojtjes së vendit, por i referohet drejtpërdrejt “veprimeve armiqësore” të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera e organizatave të lidhura me to, të cilat synojnë të vendosin “masa kufizuese kundër qytetarëve të Federatës Ruse dhe subjekteve juridike ruse”.