Familjet ruse duhet të bëjnë të paktën dy fëmijë e kjo për hir të mbijetesës etnike të kombit, dhe tre apo edhe më shumë nëse duan të zhvillohen dhe lulëzojnë – tha presidenti Vladimir Putin të enjten. Rusia ka pësuar humbje të mëdha, pavarësisht se shifra mbahet e fshehtë, që nga fillimi i luftës së saj në ukrainë, dy vite më parë, dhe qindra e mijëra njerëz janë larguar nga vendi për shkak të kundërshtisë ndaj konfliktit apo frikës se mos thirren për të luftuar.