Top News – Pushtimi s’po ecën sipas planit, Rusia fut në Ukrainë armën shkatërrimtare
26/02/2022 16:36

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se nuk po i shkon siç duhet plani për pushtimin e Ukrainës. Sipas mediave ndërkombëtare, deri tani ushtria ruse ka humbur mbi 3500 ushtarë, 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke, 536 mjete të blinduara dhe një sistem anti-ajror BUK. Mëngjesin e kësaj të shtune Rusia ka nisur drejt Ukrainës armë edhe më të rrezikshme dhe shkatërrimtare për armikun. Gazetari i CNN, Frederik Pleitgen raporton se rusët po dërgojnë në Ukrainë sistemin flakëhedhës TOS-1, të cilët lëshojnë predha termobarike. Sipas tij, këto armatime të rënda po shkojnë në Kharkiv. Sistemi raketor TOS-1 është i prodhuar që në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe është përdorur për herë të parë në luftën në Afganistan në fund të viteve 1980, ndërsa së fundmi është përdorur në Siri. Testimet e këtyre raketave u kryen së fundmi në Bjellorusi, gjatë stërvitjes së përbashkët të dy ushtrive. Ky sistem është vendosur mbi shasi tanku dhe është i projektuar për të goditur fortifikimet e kundërshtarit. Në vitin 2015, OSBE raportoi se kjo armë është parë të përdoret nga rebelët në lindje të Ukrainës. Në drejtim të Ukrainës tashmë janë nisur dhe njësitë e mortajave të rënda “2S4 Tyulpan 240mm”, të cilat njihen edhe si “shkatërruesit e qyteteve” për shkak të fuqisë së madhe të shpërthimit të predhave që hedhin. Mëngjesin e sotëm rusët kanë bërë rotacion të forcave të tyre në Ukrainë, për të vijuar operacionin ushtarak. Sulmi i ushtrisë ruse ndaj Ukrainës ka filluar që prej orëve të para të së enjtes me sulme masive ajrore dhe raketor dhe më pas edhe nga toka.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30