Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë ka urdhëruar Rusinë t'i paguajë 5 miliardë dollarë monopolit shtetëror të naftës dhe gazit të Ukrainës, Naftogaz. Lajmin e ka dhënë vetë kompania, që tha se ky është kompensimi për humbjet e shkaktuara nga sekuestrimi i paligjshëm i aseteve të saj, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Sipas raportit, gjykata vendosi se shuma e kompensimit duhet të jetë e barabartë me vlerën e drejtë të tregut të aseteve të Naftogaz para sekuestrimin e tyre.