Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen penale për Gjergj Cukalin, i dyshuar për ekzkutimin e ish-policit Arben Bilali në janar të vitit të kaluar. Janarin e 2019, Bilali u qëllua për vdekje me breshëri plumbash, teksa ishte duke hyrë në banesë. Pas hetimeve menjëherë u arrestua Gjergj Cukali. Arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë, pas ADN-së që u gjet në një shishe ujë në makinë.