Një 42-vjeçar u dënbua me vdekje në Karolinën e Jugut. Ai u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit, duke shënuar kështu rastin e dytë në pak javë në shtetin amerikan. mikal mahdi u shpall fajtor pasi në vitin 2004 kishte vrarë njjë efektiv policie. Por krahas kësaj vrasjeje, ai pranoi se kishte ekzekutar dhe një tjetër person. Ekzekutimi i tij u bë nga një skuadër prej tre personash. I dënuari në momentin e zbatimit të vendimit, para se skuadra e pushkatimit të hapte zjarr, sipas gazetarëve të pranishëm, ishte me duar e këmbë të lidhura në një karrige. Ndërsa në kokë iu vendos një kapuç. “Shteti i Karolinës së Jugut e ekzekutoi atë me pushkatim, një akt i urryer i marrë nga kapitujt më të errët të historisë që nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar”, tha David Ëeiss, një nga avokatët e Mahdi. Sipas ligjit të Karolinës së Jugut, metoda e parazgjedhur e ekzekutimit është karrigia elektrike, por të dënuarit me vdekje lejohen të zgjedhin ose injeksionin vdekjeprurës ose skuadrën e pushkatimit. Avokatët e Mahdi kishin kërkuar më kot që guvernatori republikan i Karolinës së Jugut t’i jepte falje, diçka që Henry McMaster nuk e ka bërë kurrë që kur mori detyrën në 2017. Që nga fillimi i vitit, ka pasur 12 ekzekutime të të dënuarve me vdekje në SHBA.