Hashim Thaçi, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veprimtarinë kundër pushtuesit serb e nisi herët. Në vitet ’90 u angazhua nga Zvicra, ku anëtarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike nga e cila lindi më vonë UÇK. Si i dërguar nga LPK-ja, Hashim Thaçi, angazhohet në krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. Këtë e realizon duke hyrë disa herë ilegalisht në Kosovë dhe krijon bërthamën e luftës për liri, shtabin e zonës operative të UÇK.