Mijëra punonjës të një spitali në qendër të betejës së Amerikës me koronavirusin, po shpërblehen për punën e tyre të vështirë. Më shumë se 4 mijë punonjës spitali, përfshirë mjekë, ndihmësmjekë, infermierë, punonjës sanitarë dhe të ekipeve të ushqimit, në spitalet Elmhurst të Nju Jorkut, u suprizuan me pushime falas nga Hyatt dhe American Airlines. Të dy këto kompani, kanë bashkëpunuar për të trajtuar punonjësit e vijës së parë të frontit me udhëtimin dhe pushimet falas në destinacione në SHBA dhe Karaibe për t’i ndihmuar ata të “rikarikojnë bateritë” dhe të rilidhen me të dashurit e tyre sapo të munden ta bëjnë këtë.