Punonjësit e kompanisë ‘Mabco’-s të Behgjet Pacollit u rikthyen këtë të hënë në kantierin e Aeroportit të Vlorës. Duke u bazuar tek vendimi i Gjykatës së Lartë, ashtu siç edhe biznesmeni Pacolli njoftoi në rrjetet sociale, punëtorët kërkuan që të rifillonin punën. Të zbatohet vendimi Por prezenca e tyre u shoqërua me tensione. Ata u përballën me rojet e sigurisë që i penguin fillimisht për të hyrë në kantier. Por punonjësit bashkë me drejtuesit, nuk u ndlën por hynë me forcë brenda.