“Punoni 4 ditë në javë, paguheni për pesë”, ky është projekti pilot që fillon këtë muaj, në 45 kompani dhe organizata në Gjermani për një periudhë prej gjashtë muajsh. Por si duhet të funksionojë kjo - veçanërisht kur kaq shumë kompani në Gjermani po vuajnë nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar?