Shkolla ‘Ibrahim Hima’ do rikonstruktohet totalisht në një hapësirë rreth pesë fish më të madhe se ajo ekzistuese. Me këtë ndërtim të ri, qytetarët e zonës së Prushit do të kenë shkollën e tyre të re, me kushte moderne. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e konsideroi ndërtimin e shkollës së re si një mundësi shumë të mirë për të gjithë prindërit, të cilët duan të regjistrojnë fëmijët e tyre në kurse sportive dhe inkurajuar jetesën e shëndetshme.