Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 7 objekte në segmentin Elbasan–Papër, për për t’i hapur rrugë punës për projektin infrastrukturor të Korridorit 8. Objektet e shembura janë shtëpi private një dhe dykatëshe, teksa vetëm 3 prej tyre kanë përfituar nga shpronësimi për interes publik, duke u dëmshpërblyer.