Rritja e numrit të punëtorëve të huaj, ka nxitur rritje ekonomike të Eurozonës, sipas Bankës Qendrore Evropiane. Në analizë theksohet se rritja e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe një numër në rritje i punëtorëve të huaj kanë stabilizuar ekonominë e rajonit, kanë ndihmuar në kompensimin e produktivitetit të ngadaltë dhe akumulimit të dobët të kapitalit që nga pandemia COVID-19. Sipas Bankës Qendrore Evropiane, fuqia punëtore e eurozonës është dyfishuar pothuajse në krahasim me nivelet para pandemisë, pavarësisht tkurrjes së popullsisë në moshë pune për shkak të rënies së normave të lindshmërisë.