Maturantët nuk janë ndikuar nga ligji që prekte studentët e mjekësisë së përgjithshme, dhe i detyronte ata të punonin në sistemin shëndetësor shqiptar para marrjes së diplomës. Kushtetuesja i ka lënë detyrë Kuvendit të ndryshojë afatet e kontratës, pasi ishin jo proporcionale, teksa studentët e mjekësisë paditën shtetin shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.