Një ditë më parë, pas mbledhjes së kryesisë së partisë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mohurar mbledhjen dhe depozitimin e delegatëve të partisë së tij, për ta shkarkuar nga posti I kryetarit. Abdixhiku shtoi se zgjedhjet e rregullta janë vitin e ardhshëm Kreu I LDK, deklaroi para mediave se do ta thërrasë kuvendin e jashtëzakonshem sa herë që të kërkohet nga partia, dhe se do veprojë sipas ligjit. Ai tha më tej se dëshiron që partia të merret sa më pak me çështje që e ndajnë dhe se nismat e njëanshme nuk i bëjnë mire. Në lidhje me krijimin e institucioneve, Abdixhiku tha se do të shkojë në takim me kryetarin e Lëvzijes Vetëvendoje.