Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të njohura me origjinë shqiptare e cila ka korrur sukses në rrugëtimin e saj në botën e muzikës. Çdo këngë apo bashkëpunim i saj kthehet padyshim në hit. Së fundmi, Bebe publikoi albumin e saj të fundit “Better Mistakes”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku duke u renditur kështu në ‘top list’-at e klasifikimeve. Gjatë një interviste për një media të huaj, Bebe tregoi motivin kryesorë të realizimt të këtij albumi, duke i ofruar kështu një mbështetje të madhe fëmijëve dhe personat që kanë probleme me shëndetin mendor.