“Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga rritja globale e çmimit të energjisë”, kështu deklaroi zv/kryeministri Arben Ahmetaj teksa zbuloi vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas Ahmetajt do të nisë me short publik dhe shpërndarja e apartamenteve për familjet e prekura nga tërmeti.