Psikologet kërkuan ndihmën e policisë për të zgjidhur tensionet që e patën zanafillën tek zgjedhjet për presidentin e urdhrit të psikologut. Fituesja e këtij procesi, Brunilda Laboviti nuk u lejua të marrë detyrën, nga presidentja e mëparshme, Valbona Treska, e cila kërkoi të respektohej afati tre ditor i ankimimit, e më pas të bëhej kalimi i detyrës.